Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Greqinë. Pas të shtënave me breshëri plumbash kanë mbetur të vdekur 6 persona ku sipas mediave greke dyshohet se janë shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Lutsa ku kanë nisur hetimet në lidhje me të gjitha pistat të cilat mund të kenë sjellë këtë masakër.

Një nga pistat e para të hapura nga autoritet grekë është ajo e larjes së hesapeve. Ndërkohë media greke “Kathimerini” shkruan se problemi ka ardhur nga burgu. Sipas medias greke dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me çështje të së shkuarës të cilat kanë lidhje me burgun.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e një makine të zezë dhe një motori me të cilën u arratisën autorët. Dyshohet se një nga mjetet ka targa shqiptare false.

6 viktimat ndodheshin në një makinë kur janë vrarë me breshëri prej 25 plumbash. 5 prej viktima janë gjetur në makinën me targa gjermane ndërsa viktima e 6 ka arritur te reagojë për tu larguar por plumbat e kanë kapur duke e lënë të vdekur pranë makinës dhe shokëve të tij.