Pasditen e sotme mësohet se dhjetëra automjete të KFOR-i janë nisur drejt Bajnskës në drejtim të Leposaviçit.
Sipas medias kosovare, KosovaPress rreth orës 15:00 në Mitrovicë kanë kaluar mjete të KFOR të cilat janë nisur përmes Bajnskës në drejtim të Leposaviçit.
Ende nuk dihet saktë nëse është gjetur diçka në këtë zonë dhe ato kanë arritur në mbështetje të Policisë së Kosovës.
Helikopterë të KFOR-it pothuajse vazhdimisht kanë fluturuar mbi këtë zonë, duke vëzhguar situatën nga ajri.
Policisë së Kosovës po vazhdon “krehjen” e terrenit edhe në zona malore, në kërkim të gjurmëve të terroristëve.
Gjithashtu kanë arritur edhe disa automjete të EULEX-it, të cilat kanë shkuar në drejtim të manastirit të Bajnskës.