Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Durrës. Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

Në momentin kur e kanë qëlluar Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij.

Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet vitale. Ende nuk ka dalë rezultati i ekspertizës.

Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat. Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.