Policia Gjermane, Zyra e Hetimit Doganor dhe Prokuroria Publike e Hamburgut po hetojnë gjithsej 9 persona nën dyshimin për import të paautorizuar dhe trafik ilegal të sasive të mëdha të kokainës.

Mëngjesin e sotëm janë ekzekutuar 17 urdhër-kontrolle në katër shtete federale dhe pesë urdhër-arreste. Hetimet e përpikta i çuan hetuesit në gjurmët e nëntë shtetasve të moshës 26 deri në 41 vjeç.

Sipas hetimeve të deritanishme, të dyshuarit janë 3 nga Gjermania, 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Maqedonia, të cilët kishin akses në kontejnerët që mbërrinin ose ruheshin atje si punëtorë doke dhe në këtë kontekst u përfshinë në kontrabandën e kokainës.

Në këtë kuadër, dy javë më parë, GER arriti të gjente dhe konfiskonte pothuajse 240 kilogramë kokainë në një kontenier që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte depozituar në portin e zonës O’Sëaldkai (Kleiner Grasbrook). Shërbimet policore sot në mëngjes ekzekutuan gjithsej 15 urdhra kontrolli të lëshuara nga gjykata përgjegjëse e qarkut me kërkesë të Prokurorisë Publike të Hamburgut në Hamburg, Saksonia e Ulët, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe Schlesëig-Holstein.

Po ashtu u arrestuan dy nga maqedonasit, 40 dhe 41 vjec dhe tre shqiptarët 26, 28 dhe 32 vjec, në bazë të fletarrestit të lëshuar paraprakisht nga Gjykata e Qarkut. Gjatë kontrollit të sotëm në 15 adresa banimi, një vend pune dhe një garazh, shërbimet e policisë sekuestruan ndër të tjera rreth 7 mijë euro para të gatshme, celularë dhe dokumente të shkruara.

Oficerët konfiskuan gjithashtu një BMW të cilësisë së lartë si mjet i dyshuar krimi. Vlerësimi i provave është ende në vazhdim. Pesë personat e arrestuar pritet të dalin para gjykatës gjatë ditës së sotme, i cili do të shpallë urdhër-arrestet e tyre.

Kreu i Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, Jan Hieber, theksoi: “Bashkëpunimi i gjatë, i mirë dhe i ngushtë midis doganave dhe policisë, në grupin e përbashkët të hetimit të drogës është vërtetuar edhe një herë. Autorët e brendshëm të logjistikës portuale luajnë një rol shumë qëndror në kontrabandën e importeve dhe për këtë arsye janë në fokus të autoriteteve ligjzbatuese. Prandaj ky sukses është një sinjal i rëndësishëm edhe për organizatorët e tregtisë së organizuar ndërkombëtare të drogës”.

“Sot autoritetet hetimore kanë arritur të japin një goditje të rëndësishme kundër kontrabandës së importit të kokainës përmes portit të Hamburgut.

Shumë më e rëndë se kapja e kokainës është identifikimi dhe arrestimi i suksesshëm i të dyshuarve dhe çmontimi i strukturave të organizuara kriminale”, tha Nënkryetari i Zyrës së Hetimit Doganor të Hamburgut, Matthias Virmond.