Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Caserta të Italisë ku ka humbur jetën një person.
Mësohet se viktima ka qenë një hajdut i cili ishte futur në një apartament në katin e pestë të një pallati.
Sipas medias italiane, Ansa dyshohet se hajduti po synonte të arratisej pasi kishte hyrë në një apartament për të vjedhur.
Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë. Rezultoi se hajduti ishte me një bashkëpunëtor i cili arriti të arratisej.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe ndihma e parë por pas përpjekjeve për t’a shpëtuar ai humbi jetën.
Në pallatin ku ndodhi krimi jeton edhe ish-kryebashkiaku i Caserta-s, Pio Del Gaudio.