Apeli i GJKKO ka lënë në burg avokatin Alban Bengasi, i cili u bë i njohur pas operacionit “plumbi i Artë” dhe njihej si avokati i kriminelëve.

Bengasi i dha 120 mijë euro grupit të Nuredin Dumanit për të vrarë ish-bashkëshorten.

I shpallur në kërkim një vit më parë, Bengasi u vu në prangat e policisë në shtator të këtij viti teksa ishte duke u kthyer nga Dubai. Alban Bengasi u arratis nga Shqipëria kur u pendua Nuredin Dumani dhe tregoi krimet që kishte kryer dhe personat që e kishin kontraktuar me para.

Nuredin Dumani, një ndër vrasësit me pagesë rrëfeu më herët se si Alban Bengasi, i kishte ofruar 120.000 euro që t’i ekzekutonte gruan. “Pentito” i drejtësisë tregoi si e ka ndjekur gruan e avokatit dhe madje kishte porositur dhe persona të tjerë ta rrinin. Ky ishte urdhri fillestar dhe ishte zbatua.

“Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit…”, tha Dumani. Ai zbuloi se gjatë ndjekjes kishte konfirmuar dhe tradhtinë e gruas.