Lufta vazhdon. Mbi 800 izraelitë të vdekur dhe 560 palestinezë deri tani.
Përgjigjja e Izraelit ndaj një ofensive të paprecedentë dhe të shumëfishtë nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës do të “ndryshojë Lindjen e Mesme”, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu.
Netanyahu po fliste me kryetarët e qyteteve kufitare jugore që u goditën nga sulmi i befasishëm, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kryeministri i Izraelit tha “E di që keni kaluar gjëra të tmerrshme dhe të vështira. Ajo që do të kalojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme!
Tashmë jemi në mes të fushatës dhe sapo e kemi nisur. Udhëheqja juaj është shumë e fortë në këto ditë të vështira, do të duhet kohë dhe kërkohet një qëndrim i fortë në ditët e vështira në vazhdim”.
Netanyahu premtoi se “shteti do të kthejë çdo gur për t’ju ndihmuar të gjithëve” dhe shtoi se “ai po ju kërkon të qëndroni të fortë sepse ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme. Ju përqafoj ju dhe banorët, jemi të gjithë bashkë dhe do t’i mposhtim me forcë, me shumë forcë”.