Mbrëmjen e djeshme forca të shumta të policisë dhe SPAK-ut rrethuan banesën dhe lokalin në Fushë-Kuqe të Gëzim Çelës, ish-punonjësi i policisë, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.
SPAK-u ka lëshuar 4 urdhër-arreste, ndërsa mes të arrestuarve ishte shefi i komisariatit në Laç, Dritan Meta, ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim.
Bëhet fjalë për Gëzim Çelën, Arben Dalipajn dhe Roland Guzën, që të tre në fakt të listuar që tek operacioni i parë, që sipas policisë u bë në det të hapur, por që ata arritën t’u shpëtonin prangave.
Nga dosja e operacionit antidrogë ‘Flakë në det’ del në skenë një tjetër emër i cili është shumë i rëndësishëm.
Bëhet fjalë për Arben Dalipajn, i cili figuron në dosje me pseudonimin ‘Kapelja’ dhe kishte komunikime me ish-efektivin Arlind Ismailukaj.
Në dosje përmendet se gomonen me drogë e drejtonte Besnik Brokeri dhe Arben Dalipaj, të cilët nisën kanabisin nga lokali i Nurim Çelës dhe do sillnin kokainën po në këtë restorant në zonën e Luginës së Patokut.
Arben Dalipaj njihet si një ndër skafistët më të aftë në vend. Guardia di Finanzia dhe policia e shtetit arrestoi asokohe në flagrancë 6 trafikantët por u shpëtoi ‘kapelja’ i cili mund të ketë ikur me not ose me ndonjë nga gomonet e cila mund të ketë pasur edhe drogën e ngarkuar.
“Kapelja” disa vite më parë u denoncua nga ish-polici, Dritan Zagani se zotëron mjaft prona dhe madje një sasi të mëdha parash kesh, që kalojnë 3 milionë euro.
Madje sipas tij, Arben Dalipaj ka investuar me një mikun e tij politikan në koncesione hidrocentralesh, ku ka marrë pjesë si investitor i kamufluar