Alisha Lehmann është një futbolliste mjaft e famshme (për nga bukuria) e Aston Villa. Ajo ka mbi 15 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Alisha përfundoi në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj të dashurisë.

Një histori dashurie që përfundoi keq me kolegun e saj Douglas Luiz, lojtar i Aston Villa, dhe një tjetër me Ramona Bachmann, bashkëlojtare e kombëtares zvicerane. Thashethemet e fundit për të janë vërtet të pabesueshme.

Në një intervistë për podkastin “Dir Tea Talk”, të organizuar nga artistja gjermane Shirin David, ajo zbuloi se një person i famshëm ndërkombëtar, identitetin e të cilit ajo nuk donte ta zbulonte, i kishte ofruar 100.000 franga zvicerane në këmbim të një nate pasioni në një hotel në Miami.

“Më erdhi një mesazh në celular, të cilit nuk iu përgjigja, por i njëjti person i dërgoi një mesazh truprojës që më mbronte. Mesazhet vinin nga një person që e njihja mjaft mirë, sepse tashmë ishim takuar në një event”.

Lehman zbuloi përmbajtjen e plotë të mesazhit. “Mesazhi thoshte: Do t’i paguaj Alisha 100 mijë franga zvicerane për të kaluar një natë me të’”, të cilit ajo iu përgjigj: “Vetëm 100 mijë? Kjo nuk është e mundur”.

Zviceranja pohoi se truproja e saj vazhdonte të merrte mesazhe nga ky person, këmbëngulja e të cilit nuk u ndal kurrë, pavarësisht refuzimit të Lehmann.

“Më e forta është se mesazhet e tij i kam akoma në telefon. Është pak budallallëk. Nëse është futbollist? Nuk mund ta tregoj emrin, por është një person shumë i njohur ndërkombëtarisht”