Autoritetet serbe kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal.
Mediat serbe shkruajnë se grupi kriminal ku ishte i përfshirë i riu shqiptar kishte planifikuar një vrasje në Budva. Sipas policisë besohet se objektivi ishte një anëtar i një prej klaneve të Kotorrit.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 31-vjeçar nga Armenia, ndërsa autoritetet janë në kërkim të një tjetër shtetasi armen, 26-vjeç.