Sot në Tiranë do të zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit. Për garantimin e rendit dhe sigurisë së personaliteteve europiane që mbërrijnë në Tiranë për llogari të samitit janë angazhuar 1600 efektivë të policisë dhe 400 të tjerë të Gardës së Republikës.

Në këtë samit pritet që të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv/ kryeministri, Antonio Tajani. Giorgia Meloni është cilësuar nga kryeministri Edi Rama pas pushimeve në gusht në jug, si “motra e Shqipërisë”.