Publikohet video e arrestimit të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të Sali Berishës në aeroportin e Rinasit.

Malltezi u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania.

Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në momentin e arrestimit Malltezit, siç duket edhe në video, mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane.

SPAK ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e Jamarbër Malltezit, masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi, në lidhje me privatizmin e ish-klubit sportiv Partizani.

Sipas SPAK, të gjitha përfitimet monetare që ka marrë Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitoit, nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. Ndërsa Sali Berisha, asokohe kryeministër, ka miratuar ligje sipas nevojave të dhëndrit të tij.