Sot në orën 13:30 do të mbahet në GJKKO seanca për verifikimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.
Siç raportohet Gjykatën e Posaçme nuk ka mbërritur ende procesverbali për njoftimin e Berishës nga OPGJ.
Ndaj Fatmir Bektashit, një nga trashëgimtarët si pronar trualli dhe ndërtuesi i kullave në ish-klubin sportiv Partizani ka një masë sigurie “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë masa e sigurisë “arrest me burg” është marrë për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, ndësa për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë.
SPAK ka dy vite që heton dhe tashmë ka ngritur akuza për shpërdorim detyre për Sali Berishën dhe korrupsion e pastrim parash për dhëndrin e tij dhe Bektashin.