Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë vetë Berisha që e ka kontaktuar për të qenë avokati i tij, në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani.

Gjokutaj ka zbuluar dhe bisedën e parë që pati me Berishën, pas njoftimit për arrestimi ne dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Gjokutaj më tej tha se në këtë proces, pjesën politike po e bën Berisha dhe se së bashku me avokatin Sokol Mengjesi,  po përqendrohen te çështja juridike.