Një efektiv policie është lënduar mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, efektivi ndodhej në zonën e “Pallatit me Shigjeta” kur stuhia shkëputi një objekt që e goditi në kokë. Efektivi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e reshjeve është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.