Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë vendin. Siç shihet nga pamjet, një stuhi e fortë me shi dhe erë ka përfshirë autostradën Tiranë-Durrës.
Në këtë aks raportohet se disa pika të saj dhe rruga dytësore janë përmbytur. Duke marrë shkas nga situata e vështirë, është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës.
Kryeqyteti prej orësh po përballet me reshje të mëdha shiu, duke bërë kështu paralizimin e shumë akseve. Pamjet që shihni vijnë nga zona afër Pallatit me Shigjeta, ku shihet se një pjesë e aksit është përmbysur.
Ndërkohë, Lana ka dalë nga shtrati në këtë zonë. Tirana prej gati një ore është përfshirë nga reshje intensive.
Policia e Tiranës njofton se: Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Edhe rrugët në kryqëzimin e “Don Boskos” kanë pushtuar nga uji, ku kanë mjaftuar vetëm 10 minuta shi dhe rruga ngjan me një lumë.
Sipas Meteoalb, në Shqipëri ka do të bjerë deri në 95 mm shi, pasi vendi është prekur nga stuhia ‘Ciaran’.