Moderatorja Alketa Vejsiu ka humbur të atin.
Lajmin e vdekjes së tij e ka dhënë vëllai i moderatores,
Endri Vejsiu, përmes një postimi në Facebook.
“Pusho i qetë shoku im më i mirë, të kam shpirt baba”, shkruan ai.
Nga Alketa ende nuk ka ndonjë reagim për humbjen e madhe, ndërsa shpesh ajo na ka informuar përmes Instastory-ve se babai i saj ka qenë duke u kuruar në Romë.