Një ngjarje e rëndë tronditi pak ditë më parë opinionin publik. Një foshnjë u gjet e braktisur në një garazh makinash në një pallat në Astir, ndërsa pak ditë më pas ai ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë, nëna 30-vjeçare, e cila e braktisi u arrestua dhe më pas u la e lirë.
Në një rrëfim nëna tregoi se pse braktisi fëmijën e saj sapo e lindi, ajo tha se fëmija nuk ishte pranuar nga i dashuri i saj.
INTERVISTA
Si je?
Mirë!
Sa vjeç je?
30
Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e paprecedentë, si erdhi në jetë ky fëmijë?
Pata një lidhje me dikë. Se kuptova se isha shtatzënë. Ia thash, nuk e pranonte.
Kush ishte ky person? Ku e ke takuar?
Në Korçë e kam takuar.
Ku keni qëndruar atje?
Kam njerëzit e mi.
Ku jeni njohur?
Në rrjetet sociale.
Sa vjeç është?
Nja 32 e ça.
Sa kohë keni komunikuar?
Edhe kohet e fundit kemi komunikuar.
Sa kohë kishit që konsumonit lidhjen?
Kishim një vit gati.
Kishe pyetur për jetën e këtij personi?
E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.
Kishte pasur një lidhje tjetër më parë?
Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm.
Ju pretendonit të kishit një jetë së bashku?
Në fillim ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte.
Çfarë ndodhi mes jush?
Keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime.
Kishte pretendime a kishe bashkëshort?
Po dhe ndoshta, ku i dihet jetës. Unë i thash kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh një javët e fundit. Kisha frikë.