Konflikti mes Agim Drishtit, djalit të gazetarit Ismet Drishti, Arnold Arapajt, i biri i një trafikanti droge, dhe personit të dhunuar e të marrë peng në zonën e Astirit, ka nisur për shkak të territorit të shpërndarjes së drogës.
Pak ditë para ngjarjes, policia ka goditur të njëjtin grup për shkak të shtyrjes në këtë aktivitetet kriminal të një të mituri 12 vjeç. Të rinjtë ishin shpallur në kërkim policor, por ngjarja e marrjes peng çoi në dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.
Pasi e kanë futur në makinë, Drishti dhe Arapaj, i kanë marrë sendet me vlerë dhe e kanë rrahur për një kohë të gjatë. Mësohet se i riu 18-vjeç është goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa agresorët e kanë lënë të lirë pas disa orësh.
Pas dhunës 18-vjeçari është paraqitur në Komisariatin nr. 6 për të bërë denoncim në lidhje me rastin dhe ka treguar mbi aktivitetin kriminal të grupit.
I njëjti grup shitjen e lëndëve narkotike me doza e ka kryesisht në zonën e Astirit, por vendbanimet i kanë të shpërndara në zona të tjera të Tiranës.