Naim Murseli, i arrestuar me dyshimin se ka paguar 30 mijë euro për ekzekutimin e gruas së tij ka folur për herë të parë në polici.
Para autoriteteve të Kosovës, Murseli raportohet se ka konfirmuar dyshimet që shumë i kishin që në momentin e parë të ngjarjes.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, këshilltari i ish- presidentit Behgjet Pacolli, ka pranuar se ka paguar para për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli.
Këtë e pranoi më së pari autori i dyshuar i vrasjes, tashmë edhe ai i arrestuar së bashku me Naim Murselin. Granit Plava ka deklaruar para policisë së Kosovës se është paguar (ose i janë premtuar) nga bashkëfshatari i tij, Naim Murseli plot 30 mijë euro për t’i vrarë gruan.
Ngjarja edy ditëve më parë dyshohet se u inskenua që të ngjante si grabitje. Liridona Murseli u vra në sytë e dy fëmijëve të saj dhe në sy të bashkëshortit, i cili dyshohet se është ai që pagoi për ta parë të vdekur.
Megjithatë, në këtë ngjarje që i ngjan një skenari filmash, mister ende mbetet motivi se përse Naim Murseli e donte të vdekur gruan e tij.