SPAK ka lëshuar 15 fletë-arresti për aferën në inceneratorin e Tiranës dhe operacioni për arrestimet po vijon.
Burime të Gazeta Jonë bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 5 persona dhe po vijohet me vënien në pranga të të tjerëve. Mësohet se mes tyre është edhe drejtori i Bashkisë së Tiranës Taulant Tushe.
Gjithashtu, urdhër-arreste janë lëshuar edhe Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.