Një 39-vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e Policisë për vjedhje.
Në momentin e arrestimit ai ishte i pavetëdijshëm, për shkak të mbidozës së metadonit.
Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Murto, i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.
Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.
Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Sipas policisë, qëllimi i 39-vjecarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit. Ai jetonte në fshatin Gjashtë, Sarandë.