Viti i ri ka nisur me një përplasje të re në “shwëbiz-in” shqiptar. Një deklaratë e bërë nga moderatorja Dojna Mema ka sjellë reagimin e modeles Rike Roci. Dojna Mema, ishte e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku gjithashtu dha një fjalim për “mbipopullimin” e ekraneve shqiptare nga vajzat e “Instagramit”, gjë që sipas saj po ushtronte presion për të pasur më shumë para.
“Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet,” u shpreh Dojna. “Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […] Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë”, tha Dojna Mema.
Videot e saj janë prerë dhe shpërndarë në rrjet, e një prej tyre ka dalë në Instagramin e Rike Rocit, e cila nuk ka mundur dot ta kalojë pa e komentuar.
“Harroi kjo që çuni babit *** i vente 500 euro në ballë dhe ju bënin sytë zemra kësaj… I urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq.”
Komenti i referohet një interviste të Dojnës me djalin e Ardian Fullanit, ky i fundit ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani. Gjatë videos live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!).