Një 12-vjeçare nga Pogradeci dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 29-vjeçar.
Mamaja e vajzës ka denoncuar rastin në polici duke treguar se djali i ish-partnerit të saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.
Ajo ka denoncuar 29-vjeçarin pas ndarjes nga babai i tij dhe bashkëjetesës që ato kishin. Hetuesit kanë dyshime se nëna ka qenë në dijeni të rastit, por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e të riut ka marrë fund.
Policia e Pogradecit ka filluar hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, në prani të psikologëve ka treguar se prej 2 vitesh ka qenë e lidhur, me dëshirë me 29-vjeçarin.
Ata bashkëjetonin me njëri-tjetrin dhe prindërit e tyre në të njëjtën shtëpi.