Prindërit e 3 vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Këtë hënë (15 janar 2024) ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Në bazë të dokumentit, ku bazohet babi i të ndjerit, në të thuhet se klinika është pajisur me licensë rreth 1 muaj pas vdekjes së të miturit, pra me 31 tetor. Po në dokumentin ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur, masë administrative për shkelje të ligjit përkatës.

Nga ana tjetër vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.