Ndërprerja e reshjeve të dëborës në juglindje të vendit, është pasuar nga ulja e ndjeshme e temperaturave.
Në zonat rurale trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm, ndërsa në zonat urbane deri në 15 cm. Vlerat më të ulëta termometri i shënoi në Dardhë, me -12 gradë celcius.
Rrugët nacionale te qarkut janë te hapura dhe te qarkullueshme normalisht për mjetet, ndërsa aksi Korçë-Dardhë qarkullohet vetëm me zinxhirë.
Problem këtë të diel mbetet era e fortë dhe ngricat.
Reshjet e dendura të borës izoluan disa fshatra në zonat malore të bashkisë së Pogradecit, Korçës dhe Kolonjës, të cilët që prej së shtunës nuk furnizohen me energji elektrike.
Rrugët e fshatrave mbeten të paaksesueshme për shkak të intensitetit të lartë të dëborës, ku në disa zona trashësia ka arritur deri në 1 metër.