Në tregun shqiptar ka qarkulluar akullore të kontaminuara me oksid etileni, një substancë kimike shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Këtë e ka zbuluar kreu i KLSH-së gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Sipas KLSH kanë qenë plot 13 ton akullore e prodhuar në Francë me përmbajtje oksid etileni.
Ky përbërës shkakton kancer, leucemi dhe probleme në organet e riprodhimit, ndërkohë që në 2021 akulloret që kanë pasur në përbërje oksid etileni janë nxjerrë nga tregu në të gjithë vendet e BE.
Arben Shehu foli për skandalin te Onkologjiku, duke thënë se sipas tij, situata aty është vetëm pika fundore e përgjegjësisë. Ai tha se duhen analizuar shkaqet që kanë shkaktuar rritjen e tumoreve në vend.
“Në vazhdimësi do donimin të kishim një mundësi për të bashkëpunuar. Nuk kërkohet vetëm mbështetje për punën por për arritjen e objektivave, dhe për zgjidhjen e problematikave që ne i kemi hasur në punën tonë. Siç përmendim situatën në Shëndetësi, siç është ai i Onkologjikut, është një niveli maksimal i lartë i riskut që kërkohet përgjegjësi e stafit të KLSH por edhe e institucionit që e monitoron spitalin. Kërkohet vëmendje shumë e madhe për zbatimin e rekomandimeve që ne kemi dhënë për shëndetësisë, do kërkojmë një analizë. Ne vlerësojmë se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale”, tha Shehu.
Shehu zbuloi se në Shqipëri janë treguar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt.
“Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt”, u shpreh ai.
Rastet e shkaktuar me kancer prej këtyre akulloreve mund të ketë rritur numrin e pacientëve tek Onkologjiku
“Nuk është i rëndësishëm vetëm zbatimi i rekomandimeve tona, por të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi”, tha ai.
Oksidi i etilenit është një substancë që përdoret në produktet kozmetike si kremra dhe parfume. Megjithatë, ekspozimi akut ndaj kësaj substance mund të shkaktojë nga simptomat më të lehta si marrje mendsh dhe të vjella, deri te më të rëndat si kancer, probleme me riprodhimin dhe neurotoksicitet.