Ditën e djeshme Lindita Nikolla lajmëroi ndërprerjen e mandatit si kryetare e Kuvendit, 3 vite pasi shërbeu në këtë detyrë. Një vendim i papritur që la të surprizuar gjithkënd që ishte në sallë e që e ndoqën fjalën e saj nga ekrani.

Pyetjet më të shpeshta ishin se cila ishte sëmundja për të cilën foli kryeparlamentarja. Duket në fakt se nuk ka asgjë serioze për tu shqetësuar.

Por burime brenda Kuvendit i thanë redaksisë se në PS ka pakënaqësi për muajt e fundit ku situatat ishte bërë të pamenaxhueshme, 3 seanca pa u votuar, seanca 50 pika rendi dite dhe projektligjet kapicë. Ajo kishte humbur autoritetin.

Nga ana tjetër anëtarë të stafit kane evidentuar fryrje të duarve dhe këmbëve për shkak të luhatjes së tensionit dhe flasin për një gjendje të rënduar psikologjike.

As në Ministrinë e Shëndetësisë s’kanë ndonjë informacion. Pjesa më e madhe e deputetëve nuk e kanë pyetur as në biseda personale për të mos e rënduar pozitën e tashmë ish-kryetares.

Ndërkohë që nesër është Kongresi i Partisë Socialiste ku mendohet se do të gjendet dhe pasuesi/ja i Lindita Nikollës e të merret vesh diçka më shumë për situatën e saj shëndetësore.