“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, kjo ka qenë dëshmia para grupit hetimor e 41 vjeçarit Klementin Islamajnga Konispoli
41 vjeçari u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç, pak pasi ky i fundit i kishtë vrarë me sopatë nënën e tij 66-vjeçare, Shano Islamaj.
“Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Shalës të Konispolit. 69-vjeçari Hysen Islamaj qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila ndërroi jetë në vend.
E gjithë ngjarje ndodhi në sytë e mbesës së mitur, e cila lajmëroi të atin, Klementin Islamaj. Kur ky i fundit u kthye në shtëpi dhe pa nënën e vdekur, shtyu të atin nga shkallët.