Në fund të fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e drejtuesve politikë në të gjitha qarqet e vendit.

Në Tiranë, do të ketë 3 drejtues politik, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin. Belinda Balluku, njësoj si zërat e hedhura në këto ditë, do të jetë në krye të drejtimit politik të qarkut të Fierit, ndërkohë që Taulant Balla do të jetë drejtues për diasporën.

Balla ishte një yll në PS, por sipas asaj që flitet në kulisat e pushtetit, shkëlqimi i tij nisi të shuhej pasi lejoi RENEAN të vepronte në luadër të një mega operacion të SPAK në Durrës. Flitet se grupi i goditur dhe njeriu që bën lidhjen mes mafias dhe politikës u betua se Balla do ta pësonte dhe duket se ashtu ndodhi.
Fillimisht Balla u largua nga posti i ministrit të Brendshëm kur po bënte gati reformën në polici dhe tani u nis në “emigracion” duke mos u emëruar nga Rama në krye të asnjë qarku por si kreu i “Diasporës” në PS.

Ndërkohë, ajo që bie në sy në zgjedhjet e Ramës për drejtuesit politik, është që 3 qarqe si Durrësi, Shkodra dhe Berati do të drejtohen nga kryetarët e Bashkive.

Nga ana tjetër bie në sy futja e Arbjan Maznikut si drejtues politik në qarkun e Elbasanit, si dhe e Blendi Gonxhes në Dibër.

Drejtuesit politikë të propozuar nga Rama

Tirane- Barrën e drejtimit do e ndajnë Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu

Durrës- Emirjana Sako

Shkodër- Benet Beci

Lezhë- Ulsi Manja

Kukës- Pandeli Majko

Elbasan– Arbjan Mazniku

Fier- Belinda Balluku

Korçë- Niko Peleshi

Gjirokastër- Mirela Kumbaro

Berat- Ervin Demo

Vlorë- Bledi Çuçi

Dibër- Blendi Gonxhe

Diaspora- Taulant Balla. /GazetaJonë