Jo vetëm pamja e jashtme, por edhe jeta personale është bërë pjesë e vëmendjes së publikut. Kjo ka ndodhur me kryetarin e bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i cili kohët e fundit ka pranuar publikisht se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale për veshët dhe hundën, për t’u dukur më mirë se dikur, kur ishte aktor në spektaklin “Portokalli.”

Por duket se problemet e tij nuk janë vetëm estetike. Sipas burimeve, marrëdhënia e tij me bashkëshorten, me të cilën ka dy vajza, është përkeqësuar. Thuhet se kanë nisur procedurat e divorcit, ndërsa bashkëshortja e tij ka postuar në rrjetet sociale një mesazh ku shkruan: “Nëna që bën edhe babain është më e forta në botë.”

Sa rëndësi ka jeta personale dhe pamja e jashtme e Erion Isait për banorët e Kolonjës është e qartë për të gjithë. Megjithatë, që një kryetar bashkie, i cili dikur ishte aktor, të prodhojë lajme më shumë si figurë publike se sa si drejtues i bashkisë, kjo është vërtet fatkeqësi për banorët që e kanë votuar.