Kryeministri Edi Rama vijon “show-n” e tij me shkarkimet dhe emërimet e “servilëve” të rinj duke i integruar në kabinetin qeveritar.

Tashmë është “trend” brenda Partisë socialiste, kush bën më shumë furça për kreun e qeverisë, shpërblehet nga Rama me poste në kabinetin e tij qeveritar. Karriera ne qeveri nuk bëhet me meritë apo kualifikim, por mjafton të mburrësh Ramën dhe e ke siguruar një post të rëndësishëm që paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Një prej “besnikeve” të Ramës, Ilva Gjuzi ditën e sotme me firmë të kryeministrit është emëruar zëvendësministre Turizmit dhe Mjedisit. Mesa duket, Ilva Gjuzi ka filluar duke të bëjë karrierë jo sipas meritës por duke mburrur të parin e qeverisë.

Vetëm pak ditë më parë Ilva Gjuzi, teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama nga moderatorja e emisionit Jonida Shehu në “Euronews”, ajo tha se Edi Rama është 10 hapa para të gjithë të tjerëve.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha Gjuzi vetëm pak ditë më parë ndërsa sot shpërblehet nga Rama i cili i jep postin e zëvendësministres së Turizmit.