Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë.

Sipas raportimeve paraprake, automjeti tip “Volksëwagen” është përplasur me një mjet tjetër tip “Audi”, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, një 60-vjeçar.

Dyshohet se shkak i aksidentit janë punimet që po kryhen nga kompania “Gener 2” për rikonstruksionin e rrugës, e cila ka pasur probleme strukturore në disa pika.

Në vendin ku ndodhi aksidenti, po asfaltohej një pjesë e korsisë që kishte pësuar dëmtime dhe ulje, megjithëse rruga nuk ishte ende përfunduar dhe e hapur për qarkullim të plotë.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa bëhet thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor.