Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytjet masive për shkak të shirave të dendur. Deri më tani është raportuar se në focus të hetimit janë vënë zyrtarë të Bashkisë Vlorë duke nisur që nga Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit si dhe ndërmarja e menaxhimit të ujrave apo bordi i kullimit në Vlorë.
Me nisjen e javës pritet që hetuesit të zbarkojnë në zyra dhe të sekuestrojnë dokumentet e nevojshme si dhe gjithashtu të merren në pyetje personat që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të ujërave në qytetin e Vlorës. Ajo që dyshohet është mosfunksionimi i hidrovorëve që shërben për largimin e ujit.
Vlora është totalisht nën ujë! Për tre ditë me radhë banorët kanë qenë nën pushtetin e ujit që uka përmbytur banesat, bizneset si dhe ka nxjerrë jashtë funksionit shumë automjete. Dëmet përllogariten të jenë kolosale, por deri më tani nuk kanjë shifër ekzakte.