Hetuesja që ka ndjekur vdekjen e reperit Tupac, Sheryl McCollum tha se beson që Sean “Diddy” Combs është i lidhur me vrasjen e reperit në vitin 1996. Sheryl McCollum foli për “NewsNation” tha se nuk ka asnjë dyshim që reperi ka lidhje me ngjarjen e 28 viteve më parë. Siç u raportua pas vrasjes, kur Shakur u tentua që të vritej për herë të parë në vitin 1994 në Studios Quad të Nju Jorkut në Times Square, Diddy ishte në studio në të njëjtën ndërtesë, së bashku me 40 persona të tjerë.
Ndaj ajo ngre dyshime sesi ka mundësi që reperi të jetë i vetmi që u qëllua mes disa dyzina njerëzish.
“Nuk duhet të qëlloni dikë pesë herë për t’i marrë bizhuteritë ose paratë. Po Sean Combs dhe njerëzit e tij? Nuk patën asnjë dëmtim. Madje as i kërcënuan. Si ka mundësi që vjedhin vetëm një person dhe jo 40 të tjerë? Kush do të kishte më shumë para apo bizhuteri? Tupac apo 40 të tjerët?,”-tha ajo.
Reperi u vra dy vjet teksa po largohej nga një ndeshje boksi në MGM Grand në Las Vegas.
“Të dyja herët që Tupac qëllohet, ndodh në momentin kur ai ishte bllokuar diku. Herën e parë në një ashensor, herën e dytë në një makinë. Pra zgjidhej diçka ku ai nuk largohej dot. Çuditërisht, nuk ka asnjë video të asnjërës skenë. Për mua kjo do të thotë se dikush afër tij e dinte se ku ndodhej ekzaktërisht. Kjo për mua eliminon shumë të dyshuar. Vetëm pak e dinin se ku ishte gjatë atyre dy ditëve”.
Të dy Biggie dhe Diddy mohuan çdo përfshirje në incident, dhe në 1997 Biggie u gjet gjithashtu i vdekur. Edhe vrasja e tij, ende nuk është zgjidhur. E teksa teoritë për vrasjen e Tupac po qarkullojnë si kurrë më parë, familjarët e reperit kanë vendosur që të ngrejnë padi kundër Diddy-t. Ky i fundit ka tashmë 120 akuza për vepra të ndryshme, nga dhuna, në abuzim seksual, tek trafiku i qenieve njerëzore.
Vetë pretendon se është i pafajshëm, por drejtësia do të vendosë.