Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”!

Nëna dhe foshnja e saj e porsalindur kanë humbur jetën për arsye që ende nuk dihen.

Bëhet fjalë një grua 37-vjeçare nga zona e Ali Demit, solli në jetë foshnjën e saj në maternitet. Por foshnja ndërroi jetë shumë pak kohë pas lindjes.

Edhe e ëma (me iniciale B.D) kishte shfaqur komplikacione dhe ishte dërguar me urgjencë për mjekim më të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Atje ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Shtetit dhe ngjarja është konfirmuar, por ende nuk është gati një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë; ndërsa mësohet se e reja është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se gruas i kishte vdekur fetusi në bark për shkak se kishte pasur komplikacione. 37-vjeçarja vuante nga hemoliza e gjakut. Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen e saj shëndetësore, ndaj edhe fetusi humbi jetën qën në bark. Ndërsa gruaja, pak ditë pas qëndrimit në maternitetet ka pasur komplikacione dhe është dërguar në QSUT, atje ku edhe ka ndërruar jetë mëngjesin e datës 7 tetor. Për rastin, Policia ka nisur hetimet, për të zbuluar nëse mjekët kanë kryer siç duhet detyrën.