Një përplasje e ashpër është zhvilluar në Komisinin Hetimor për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit Hetimor Albana Vokshi është përpjekur të ndalojë dëshmitarët në Komision. Vokshi i tha ndër të tjera Ndrecës se “je një rrugaç”. Ndërsa, Ndreca i ktheu përgjigje se “opozita njeh vetëm gjuhën e forcës dhe të dhunës e molotovit”.
Albana Vokshi: Juve jeni rrugace. (i hedh mikrofonin në tokë) Nuk e hap ti mbledhjen, dil përjashta.
Plarent Ndreca: Ju njihni vetëm gjuhën e forcës, nuk keni argument.
Albana Vokshi: Me forcë përballë do na keni.