Gazeta Jonë ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me sherrin në Bulevardin e Peshkopisë, ku janë rrahur dy punonjës të Bashkisë Dibër.

EKSKLUZIVE/ Kryebashkiaku Rahim Spahiu, i pranishëm në sherrin në mes të Peshkopisë

Sipas të dhënave që ka siguruar në mënyrë ekskluzive Gazeta Jonë, janë konfliktuar Bujar Muça me Bedri Kamberin dhe Ervis Mangrën.

Rrihen me grushte në mes të Bulevardit dy punonjës të Bashkisë Dibër

Bedri Kamberi dhe Ervis Mangra janë punonjës të Bashkisë së Dibrës, ndërkohë që Bujar Muça nuk ka pozicion në bashki, por është qytetar i Peshkopisë.

Gazeta Jonë po interesohet për të zbuluar shkaqet e këtij sherri, i cili duket se nuk është aspak banal duke njohur edhe aferat që kanë ndodhur herë pas here në Bashkinë e Dibrës.

INVESTIGIMI/ Babëzia në Dibër, Rahim Spahiu bleu 8 500 litra (8.5 ton) qumësht për një grusht nxënësish në konvikt, shifrat e frikshme. Një dosje për SPAK

Ngjarja po mbahet e fshehtë edhe nga Policia e Dibrës, e cila nuk jep informacione mbi çfarë ka ndodhur realisht dhe shkaqet e saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër).

Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. /Gazeta Jonë