Policia ka reaguar sërish pa sherrit të djeshëm në Bulevardin e Peshkopisë ku u përplasen fizikisht tre persona, në prani edhe të kryebashkiakut të Dibrës, Rahim Spahiu.

Siç mësoi ekskluzivisht Gazeta Jonë, Bujar Muça, 61 vjeç është konfliktuar fizikisht me punonjësit e Bashkisë Dibër Bedri Kamberi dhe Ervis Manga për motive të dobta. Gazeta Jonë mëson se shkaku i sherrit ishte një rrugë.

Mësohet se Muça ka parë Rahim Spahiun në bulevard dhe dy vartësit e tij dhe ka shkuar për të kërkuar sqarime, ndërkohë që më pas ka plasur nje sherr fizik.

Sot, policia thekson se ka çuar materialet në prokurori për Bujar Muçën duke mbrojtur ndërkohë punonjësit e Bashkisë Dibër.

Njoftimi i policisë

Dibër

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin B.M., 61 vjeç, banues në Peshkopi, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ky shtetas gjatë pasditës të ditës së djeshme, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., 62 vjeç; dhe E.M., 42 vjeç, banues në Peshkopi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /Gazeta Jonë