Nga zbërthimi i një telefoni që kishte përdorur vite me parë deputetja Monika Kryemadhi u zbuluan qindra mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe dhjetra personave të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë instiucionesh apo biznesmen.

Njëri prej tyre ishte shqiptaro-amerikani Adrian Shatko, drejtor ekzekutim i kompanisë “UNIFI Communication INC”.

SPAK thotë se Ilir Meta në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  ““UNIFI Communication INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

“Nga të gjiha bisedat e zhvlluara midis Monika Kryemadhit dhe Adrian Shatkut organi i akuzës ka arritur ne konluzionin se keta dy persona flasim si bashkëpunëtorë dhe ortake të biznesit të interkonjeksionit të thirrjeve telefonika. Gjatë gjithë bisedës lidhur me këtë aktivitet Adriani dhe Monika flasin në shumën dhe duke shprehur “ne” “pjesën tonë”, tua marrim letrën dhe tua përplasim”, “tia heqim lisencën, etj”, thuhet në dosjen e SPAK.

Sikurse rezulton në dokumenta Shatku dhe Kryemadhi kanë shkëmbyer dhjetra mesazhe ku bashkërendojnë për cështjen në fjalë.

SPAK ngre dyshime se Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI HOLLDNGS dega Shqipëri si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku.

Përfitimet konsitojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerikë e Angli, pagesa për blerjen në dyqanin Maccapani dhe shpenzime arsimi për të bijën.

LEXO  SPAK merr zyrtarisht të pandehur Jurgis Cyrbjan

Kompania me drejtor ekzekutiv Adrian Shatkun ka kryer 12 pagesa për llogari të kompanisë JPM Strategic Solutions përgjatë viteve 2016-2017. Me kompaninë JPM Strategic Solutions amerikane Lëvizja Socialiste për Integrim me përfaqësues Ilir Metaj kishte lidhur kontratë për shërbime konsulence.

“Nëpërmjet përgjigjes së letërporosisë është evidentuar fakti se kompania UNIFI Communication INC nëpërmjet tranfertave bankare nga llogaritë e saj ka kryer në vitin 2016 dhe 2017 pagesa për llogari të JPM Strategic Solution LLC të John Moreira”, thuhet në dosje.