Një javë më parë, shumë banorë të lagjes “Kastrioti” u shtruan në spitalin rajonal të Peshkopisë me diarre e të vjella, simptoma helmimi.

Nga intervistat që Fiksi zhvilloi me banorët pohuan se kishin probleme me ujin e pijshëm. ” Pasi e konsumojmë ujin kemi probleme me diarre, shtrëngime në bark e të vjella” pohojnë ata.

EKSKLUZIVE/ Kryebashkiaku Rahim Spahiu, i pranishëm në sherrin në mes të Peshkopisë

Rreth 30 persona nga kjo lagjes përfunduan në urgjencën e spitalit rajonal Peshkopi  dhe sipas banorëve kjo ka ndodhur nga konsumimi i ujit të pijshëm, pasi ujësjellësi po kryente ato ditë punime në pusetat e lagjes ” Kastriot”.

Fiksi  shkoi edhe në urgjencës e spitalit ku u paraqitën si banorë që kishin shqetësime në bark dhe të vjella. Pyetja e parë që ju bë nga mjekët ishte nëse kishte konsumuar ujë të pijshëm. Përgjigjes ” po kemi konsumuar” mjekët i thanë që duhet të merrte serum pasi shqetësimet ishin nga uji i pijshëm. Për aq kohë sa Fiksi qëndroi pranë urgjencës së spitalit Peshkopi edhe tre persona të tjerë u paraqiten me të njëjtat probleme pasi kishin konsumuar ujë të pijshëm nga rrjeti.

Pasi Fiksi u informua nga banorët se UKD ishte duke kryer punime në puseta, gazetarët shkuan për ta parë situatën nga afër. Puseta që po pastrohej në momentin e vajtjes së Fiksit ishte puseta që furnizonte me ujë të pijshëm lagjen ” Kastriot”. Gjatë pastrimi të pusetës gazetarët vunë re papastërti në formë baltë që më vonë doli se ishin fekale. Pra që ujërat e bardha ishin përzier me ujërat e zeza.

Në terren Fiksi takoi edhe përgjegjësin e UKD -së i cili në çdo moment kërkoi që grupi i xhirimit të filmonte pusetat e pastruara e jo ato të papastruarat.  Në intervistë për Fiks Fare ai shpjegoi se UKD-ja kishte ndërmarrë një aksion për pastrimin e pusetave dhe pyetjes se a ishte ky shkaku i helmimit të banorëve përgjegjësi mundohet ta shmangte.  ” Nuk është uji i pijshëm ai që ka krijuar këtë situatë tek banorët, por ndoshta virozat e stinës” thotë përgjegjësi Hajredin Cena. Gjithashtu ai shtoi se faji mund të ishte edhe nga burimi kryesor në Gurë Lurë ku po kryheshin edhe atje disa punime, duke shmangur përgjegjësitë.

Por ndryshe tregojnë analizat e ujit. Fiksi u interesua pranë Institutit të  shëndetit publik për përgjigjen e analizave të mostrave të ujit që kishin marrë në lagjen “Kastriot”

Në përgjigjen e tyre, thuhet se ISHP dhe NJVKSH Dibër ka kryer të gjitha hapat e duhura për ndjekjen e situatës nga hetimi epidemiologjik, ekzaminimet e mostrave të ujit deri tek ato humane.

Nga ekzaminimet e mostrave të ujit dhe nga NJVKSH Dibër dhe ISHP ka rezultuar në disa mostra prezencë të E- Coli, enerocoçi dhe prezencë amonjaku mbi nivelin e normës.

Mbështetur në ekzaminim laboratorik për prezencë të viruseve në një pjesë të mirë të mostrave të pacientëve rezultoi norovirus G2.

Në përgjigjen e saj ISHP thotë se gjendje shëndetësore e pacientëve të lagjes “Kastrioti” që përfunduan në urgjencën e spitalit mund të ketë ardhur prej ujit të pijshëm.