Mediat turke kanë nxjerrë të tjera informacione për mënyrën sesi vepruan dy terroristët që kryen sulmin në ambientet e Industrisë të Haprësirës Ajrore, mesditën e së mërkurës.

Megjithëse qeveria e Erdoganit nuk e ka emëruar zyrtarisht Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si organizatën që qëndron pas sulmit terrorist, autoritetet vendase kanë arritur që të dalin në përundim se njëri prej terroristëve, i lindur në vitin 1992, ka qenë anëtar i PKK-së që nga vitit 2016.

Siç raportojne mediat dy autorët para se të kryenin sulmin kishin bërë një vëzhgim të mirë të zonës.

Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë çifti i terroristëve shiheshin të kapur për dore jashtë ambienteve të TSUAS.

Sipas versionit të paraqitur nga mediat turke, burri ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri me personat e sigurimit, ndërsa gruaja ka hedhur veten në erë me granatë kur ka konstatuar se nuk ka mundur t’i shmanget arrestimit.

Fatkeqësisht si pasojë e këtij sulmi mbetën të vdekur 5 persona, ndërsa 22 të tjerë të plagosur.

Së fundmi mediat turke kanë publikuar dhe emrat e fotot e viktimave.

Inxhinierja mekanike në TUSAS, Zahide Güçlü, ishte nënë e dy fëmijëve.

Ajo u vra nga terroristët në momentin që mbërriti në portën e Industrisë të Haprësirës Ajrore për të marrë lulet që i kishte dërguar bashkëshorti për përvjetorin e martesës së tyre.

Sa i përket vjedhjes së taksisë me të cilën terroristët mbërritën në objektet e Industrisë Ajrore, kjo ka ndodhur rreth 45 minuta para sulmit.

Mediat turke bëjnë me dije se në momentin që terroristët kanë hipur në taksinë e Arslanit i kanë thënë atij: “duam të shkojmë në qendër të Ankarasë”.

Në një moment atij iu kërkua që të ndalonte në mënyrë që njëri nga dy terroristët të hidhte cigaren, ndërkohë tjetri e qëlloi. Më pas ata e futën trupin e pajetë të taksistit në bagazh dhe u nisën drejt ambienteve të TUSAS.

Ata e qëlluan pas shpine”, tha babai i Arslanit, baba i tre fëmijëve.