Gazeta Jonë zbulon se Samir Mane bleu vilën e Metës 300 mijë euro dhe ia shiti Baton Haxhiut 80 mijë euro,  3 çuditë e kësaj marrëdhënieje dhe dëshmitë e Samir Manes dhe Baton Haxhiut në SPAK  

Një ndër çështjet më të diskutueshme të dosjes së SPAK mbi çiftin Meta-Kryemadhi është pikërisht edhe blerja e vilës së tyre në Qerret nga Samir Mane dhe rishitja e saj nga biznesmeni te gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu me një çmim gati 4 herë më të lirë se sa u ble!

DOSJA/ Dalin mesazhet Samir Mane – Kryemadhi , Meta la vilën te Rolling Hills pasi ishte informuar ambasadori grek

Duket e çuditshme por çuditë ndodhin në këtë vend. Biznesmeni Samir Mane, i njohur si nikoqir i mirë i parave dhe për bëmat se si e bleu ish-Dyqan Taxi të kthyer në “Aladin” tregohet aq zemërgjerë sa ia shet Baton Haxhiut 80 mijë euro (ose USD nuk e mbaj mend, siç shprehet ai kur merret në pyetje nga SPAK) një vilë që e ka blerë nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kundrejt 300 mijë eurove!

Siç mëson Gazeta Jonë nga dosja e famshme e SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi, kjo vilë ishte blerë nga ata kundrejt 60 mijë dollarëve në fillim të viteve 2000. SPAK nuk ka arritur të zbulojë se përse i duhet një biznesmeni si Samir Mane të blinte një vilë në Qerret të Kavajës nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërkohë që po ndërtonte vila në periferi të Tiranës dhe në Gjirin e Lalzit apo pallatë dhjetëra kate në zemër të Tiranës!

Askush nuk di të japë njëpërgjigje për të, por mes rreshtash, SPAK shprehet në një moment se “ka dyshime se kemi të bëjmë me një marrëdhënie korruptive mes çifttit Samir – Eva Mane dhe atij Meta-Kryemadhi”.

Por, ndryshe nga Meta dhe Kryemadhi, Samir Mane nuk u hetua nga SPAK jo se nuk ka lidhje me bëmat në fjalë, por se vepra penale ëshë parashkruar.

SPAK , Theodhori Cami hyri “mik” te Vodafone për interesa të çiftit Meta-Kryemadhi, DALIN SMS-të

Nga espertimi kompjuterik i telefonit me nr. IMEI 0134***8000432516, jane evidentuar disa biseda te zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Samir Mane dhe Monika Kryemadhit dhe Eva Mane te cilat krijojne dyshime se keta persona kane hyre ne marredhënie korrupsioni me njëri-tjetrin”, thekson SPAK.

Pra, SPAK në një farë mënyrë pranon se Samir Mane ka bërë një vepër penale dhe ka korruptuar çiftin Meta-Kryemadhi, por se vepra penale ka ndodhuar disa vite më përpara dhe tashmë nuk mund të gjykohet më. Sipas kësaj logjike, nëse do ishte kryer para pak vitesh si vepër penale, Samir Mane tani do ishte pas hekurave. Por, çështja nuk ka kaluar ende në gjykim, ku i dihet çfarë zbulohet nga celulari i Monika Kryemadhit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të saj…..!

Si e mori Baton Haxhiu nga Samir Mane për 80 mijë euro vilën 300 mijë euro

Bëhet fjalë për një vilë 3 kate që Meta dhe Kryemadhi e kishin blerë në fillim të viteve 2000 kundrejt 60 000 eurove. Çuditërisht, pasi e përdorin disa vite, ata ia shesin vilën në fjalë Samir Manes në verën e vitit 2013 kundrejt 300 mijë eurove. Më pas, Samir Mane, bën legalizimin e vilës tre katëshe në emrin e tij dhe më pas ajo përdoret nga djali i biznesmenit deri në momentin kur ai i thotë Baton Haxhiut se “do të ta fal”, por në fund vila kalon në emër të gazetarit nga Kosova kundrejt 80 mijë eurove!

Kjo është çudia e parë!

Çudia e dytë lidhet me faktin se pse i duhej Samir Manes kjo  vilë, kur pikërisht në vitin 2023 ai po ndërtonte vilat në Rolling Hills që në atë kohë vlenin disa herë më shumë se vila e Metës dhe Kryemadhit në Qerret të Golemit! A ishte kjo një rryshfet i kamufluar?! SPAK nuk arriti të shpjegojë këtë transfertë të çuditshme ku me një të rënë të lapsit Samir Mane ka humbur 220 mijë euro!

Çudia e tretë lidhet me faktin se një biznesmen si Samir Mane zgjedh të paguaje Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin në CASH dhe jo përmes bankës! Në dosjen e SPAK të siguruar nga Gazeta Jonë thuhet shprehimisht se Samir Mane ka deklaruar para agjentëve të BKH-së së paratë ia dha Metës dhe Kryemadhit me çantë dhe jo përmes bankës!

Pjesë nga dëshmia e Samir Manes:

Ne deklarimet e tij ne lidhje me kête fakt, shtetasi Samir Mane deklaron se vilën e ka blerë nga shtetasi Ilir Metaj per vierën 300 000 Euro ose dollar. Parate i ka patur te depozituara nè banke, i ka terhegur nga banka dhe ia ka dhêne ne dorë shitesit. Deklaruesi nuk e mban mend arsyen se pse shitesit kerkuan qe parate ti merrin ne dore dhe jo nepermjet bankes dhe as faktin nêse llogaria nga e cila ka bere terheqjen e parave ishte etij personale apo llogari biznesi.

Lidhur me faktin se vila qe kishte blere per 300.000 Euro dhe u shit per 80.000 Euro ne vitin 2021, deklaruesi Samir Mane sqaroi se kjo ishte marredhënie e tij personale me shtetasin Baton Haxhiu dhe nuk kishte lidhje me faktin nêse ka humbur apo jo nga shitjae pronës.

BatonHaxhiu ka sherbyer si person qê ka mbuluar marredhéniet e tij (deklaruesit) me publikun dhe eshte mik i tij prej 25 vjetësh. /Gazeta Jonë

1 thought on “DOSJA/ Pse Samir Mane bleu vilën e Metës 300 mijë euro dhe ia shiti Baton Haxhiut 80 mijë euro, 3 çudi dhe DËSHMITË në SPAK

Comments are closed.