Pedagogët e universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nuk kanë pranuar vetëm para nga studentët… por edhe prodhime bio. Sipas disa mesazheve të publikuara nga “WebLajm.com” pedagogët nuk kanë refuzuar “dhuratat” bio nga studentët që vinin nga zonat rurale të Elbasanit. Në mesazhet e këmbyera midis pedagoges dhe studentit, ky i fundit e lajmëron atë se i ka sjellë patate bio, por pedagogia është larguar nga ambientet e universitetit.

“Zysha të kam sjellë diçka, ku mund ta lë? Ke ikur apo je në shkollë? Të kam sjellë një thes me patate, ku mund t’i lë“,”-shkruhet në një nga mesazhet.

FOTO- Jo vetëm me para, por edhe me patate mund të korruptoje

MESAZHET

Policia e Elbasanit disa ditë më parë arrestoi 7 pedagogë dhe shpalli në kërkim një tjetër, pasi ata kërkonin para në këmbim të notës. Ata janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Ata akuzohen për korrupsion pasiv dhe janë pezulluar nga detyra. Po ashtu, është arrestuar edhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve.

Policia deri më tani ka arrestuar: Monika Hodaj, 49 vjeçe, Beatriçe Gani, 58 vjeçe, Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Ornela Bilali, 50 vjeçe, Zyhra Gripshi, 37 vjeçe dhe Gazmend Hodaj, 59 vjeç dhe ka shpallur në kërkim Edlira Gugu.

Ndërsa më poshtë, janë publikuar fotografitë e disa nga pedagogëve që kërkonin para ose patate në këmbim të notës kaluese.

FOTO- Jo vetëm me para, por edhe me patate mund të korruptoje

ADRIAN SHINGJERGJI
FOTO- Jo vetëm me para, por edhe me patate mund të korruptoje

EDLIRA GUGU
FOTO- Jo vetëm me para, por edhe me patate mund të korruptoje

MONIKA HODAJ

Prokuroria e Elbasanit ka konfirmuar se në materialet e sekuestruara janë gjetur prova të mjaftueshme materiale si para, fletë provimi apo biseda telefonike. Mësohet gjithashtu se pedagogeve u janë sekuestruar edhe telefonat. Po ashtu edhe studentët do të merren në pyetje.