Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka konsumuar fostoksinë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Efektivi Erjon Goxhara ndodhet në burg pasi plagosi me armë zjarri kolegun e bashkëshortes, Lorenc Kostën në rrugë te “Komuna e Parisit” më datë 19 gusht. Efektivi u vetëdorëzua 2 ditë pas krimit.
Shkaku i krimit në atë kohë dyshohet se ishte tradhtia, pasi Erjon Goxhara kishte zbuluar se bashkëshortja e tij kishte nisur një lidhje jashtëmartesore me kolegun e saj të punës, Lorenc Kostën, edhe ky i martuar.
Historia jashtëmartesore duket se kishte marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta punonte inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punonte juriste edhe bashkëshortja e efektivit.