BBC sërish i ka kushtuar një artikull të plotë, arrestimit të një të riu shqiptar, i përfshirë në kultivim kanabisi në Londër.
Sipas medias britanike, një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap në një “shtëpi bari” me një vlerë prej rreth 140,000 £.
John Hyseni, 23 vjeç ishte “fermeri” i cili kujdesej për shtëpinë me kanabis, e cila ishte e ndarë në 3 dhoma ku kultivoheshin 140 bimë.
Edhe pse nga hetimet rezulton se shqiptari ishte hallka e fundit e zinxhirit, pasi sipas dëshmisë së tij ai kujdesej për bimët në këmbim të strehimit dhe “parave të xhepit”.
Hyseni mbërriti në Britaninë e Madhe më 2022 me një “gomone” dy vjet më parë pasi u largua nga shqipëria pasi ishte në borxhe nga lojërat e fatit.
Avokati në mbrojtje të Hysenit tha se 23-vjeçari u detryrua të punonte në “shtëpi bari” nga presioni, pasi humbi punën në ndërtim në Lindër dhe me pas si i paligjshëm që ishte nuk mund të bëntë një punë tjetër. Nga dëshpërimi ai ra dakord për të punuar me kanabis.
“Ai e pranon se nuk ka fituar asgjë nga ardhja në Londër dhe duhet të kishte përballur problemet e tij ballë për ballë në Shqipëri në vend që të ikte prej tyre,” tha Thompson, duke shtuar se kishte qenë një “mësim i dobishëm”.
Pas përfundimit të dënimit me një vit e katër muaj burg, ai do deportohet.