Pasi Gjykata e Romës referoi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të ndaluar në kampin e Gjadrit, 7 emigrantët që mbaheshin aty po largohen drejt Italisë.

Shtatë emigrantët me origjinë nga Bangaldeshi dhe Egjipti u dërguan nga kampi në Gjadër në qendrën pritëse të Shëngjinit, ku anija ‘Libra’ pritet të mbërrijë në port për t’i dërguar në Itali.

Gjykata e Romës mori sot vendimin kundër qëndrimit të emigrantëve të kapur në det nga Italia, në kampet e ngritura në Shqipëri.