Baki Huqi, 43 vjeç, një prej të arrestuarve në operacionin e SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, rezulton të jetë arrestuar më herët.

Në 8 shtatot të vitit 2013 Huqi u arrestua për vrasjen e Festim Lemjas, bashkë me dy persona të tjerë. Gjithashtu, rezulton i dënuar edhe para vitit 2013.

Kujtojmë që mes 10 të arrestuarve, ishin 3 të huaj nga Amerika Latine, kolumbian dhe nga Venezuela.

Grupet e trafikantëve e sillnin kokainën të përzier në materiale të ndryshme, siç janë 48 ton lëkurë gjedhi në të cilën SPAK thotë se fshihet kokainë e importuar nga Amerika Latine, për dy muaj në shtator dhe nëntor 2024. Në këtë pikë hyjnë në lojë të huajt nga Venezuela dhe kolumbianët, ekspertë për të nxjerrë përzierjen e kokainës nga materialet e ngurta.