Një 54 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative grabitje në Portugali. Ngjarja ka ndodhur në Valença, në argjendarinë “Cacho”, që ndodhet në Avenida Miguel Dantas, ku ishin futur për të vjedhur 5 persona. Grabitësi që u qëllua të enjten mbrëma nga një magjistrat i Prokurorisë Publike, pasi u kapën në flagrancë gjatë grabitjes.
Siç bëjnë me dije mediat e huaja, pasi ra alarmi për grabitjen, menjëherë Policia dhe Prokuroria kanë ndërhyrë. Nga ana e Policisë është hapur zjarr në ajër. Por njëri nga grabitësit ka kërcënuar prokurorin me një shufër hekuri, duke bërë që ky i fundit ta qëllojë me armë në bark dhe në kyçin e dorës.
Shqiptari, i paidentifikuar me emër, por me leje qëndrimi në Maltë ka mbetur i plagosur dhe ka pësuar arrest kardio-respirator. Ndihmën e parë ia dha vetë prokurori që e plagosi, i cili në këtë mënyrë i shpëtoi edhe jetën. Në argjendari mbeti i lënduar edhe pronari, por ky i fundit kishte marrë lëndime të lehta dhe nuk është sghtruar në spital.
Sa i përket shqiptarit, ai mendohet se është pjesë e një grupi të organizuar të dyshuar për disa grabitje në Portugali dhe Spanjë, ndërsa 4 shokët e tij janë me kombësi italiane dhe marokene. Të katër kanë përfunduar në pranga.