Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni ndërkombëtar i antidrogës që është zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë, Durrës dhe Nikël.

SPAK goditi një grup që trafikonte drogë nga Amerika Latine, të cilën e fshihnin në lëkurën e bagëtive dhe më pas përpunohej në vendin tonë për t’u trafikuar drejt BE.

SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjes së grupit dhe i ka lënë të veprojnë, për të goditur në momentin e duhur.

Në koordinim me partnerët e huaj, qëllimi ka qenë të gjurmohen deri në fund lëvizjet e grupit dhe personat e përfshirë.

Po ashtu mësohet se banesa që ishte përshtatur në laborator për  kokainë, është në pronësi të shtetasit Endi Sejdini 25 vjeç.

Sejdini njihet si një biznesmen në zonë pasi kishte dhe një mobileri. Teksa 25-vjeçari është një nga 10 të arrestuarit e SPAK.

Por shtëpia e Sejdinit për laborator kokaine nuk është zgjedhur rastësisht, por si një pikë strategjike për trafikimin e drogës pasi ndodhet afër aeroportit të Riansit, por edhe Portit të Durrësit.

Jo vetëm kaq, po në zonë është e pamundur që të ngriheshin dronët e Policisë, për shkak të fluturimeve të avionëve nga Rinasi.

Policia me urdhër të SPAK, ka ndërhyrë pikërisht kur bë banesë për herë të dytë, hera e parë në shtator, e tashmë në nëntor po mbërrinte ngarkesa me kokainë në lëkurën e bagëtisë.

Në momentin kur ekspertët kimistë 1 nga Venezuela dhe dy nga kolumbia kanë nisur punën në laborator për veçimin e kokainës, është ndërhyrë.

Kujtojmë se një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës është zbuluar në fshatin Qerekë, Fushë Krujë, kurse nga kontrollet në Tiranë dhe Durrës anë identifikuar ambiente ndihmëse, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.